Qeveria i ka mbyllur "rubinetin" e parave bashkisë së Durrësit, duke e lënë pa asnjë "kacidhe" për vitin e ri të gjithë administratën e cila priste pagën e 13-të ose shpërblimin e fundvitit.
Por as njëra e as tjetra nuk ka ndodhur deri tani, ndërsa punonjësit e administratës thonë se bashkia e Durrësit nuk ka lekë për të dhënë shpërblim.
"Nëse qeveria do të akordonte ndonjë fond mbase mund të mernim ndonjë lekë, se kryetari i bashkisë nuk është “kurrnac”, por bashkia nuk ka fonde," pohuan punonjës të bashkisë.
I vetmi institucion që ka përmbushur detyrimet është OSHEE-ja, ku të gjithë punonjësit pa përjashtim, kanë marrë një pagë shpërblim, ose pagën e 13-të sipas kodit të punës.
Punonjësit e operatorit nga veriu në jug janë në gadishmëri për festat e fundvitit, dhe në çdo kohë që ju kërkohet ata janë aty për të siguruar energji elektrike e për të riparur defektet.
Këta punonjës për festat e fundvitit mund të mugojnë në shtëpi se janë në punë, por të paktën fëmijët e tyre do të gëzojnë.
Pensionistët deri tani kanë marrë 30 mijë lekë të vjetra shpërblim. Nuk dihet akoma nëse si bashkia do të jenë edhe punonjësit e shëndetësisë dhe ata të ujësjellësit, që me padurim presin të marrin shpërblimin e festave të fundvitit.
Do ishte mirë që shembullin e OSHEE-së ta ndiqnin të gjithë institucionet publike e private për të përmbushur minimalisht detyrimin ligjor të pagës së 13-të për punonësit e tyre.
"Po aq sa detyrim ligjor është edhe inkurajim për të gjithë punëtorët, dhënia e një shpërblimi për festat e fundvitit," pohojnë punonjësit e administratës së Bashkisë dhe të Ujësjellësit, të cilët i shikojnë me zili punonjësit e Adrian Çelës.





