Një trafikant fatkeq i cili kishte me vete 1000 cigare kanabis, nga nxitimi për tu kthyer sa më shpejt në shtëpi, ka ngatërruar makinën e policisë me atë të taksisë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kristianas në Kopenhagë ku policia raporton se:
"Një shitës hashashi i zonës së Kristianas, po nxitonte të kthehej në shtëpi, mori një taksi. Ai u befasua kur kuptoi se kishte hipur në një automjet policie. Trafikanti kishte me vete rreth 1 000 cigare me kanabis."
Trafikanti danez është arrestuar menjëherë nga autoritetet . Kristiana është një lagje liberale e kryeqytetit danez, e cila strehon prej viteve ’70 një komunitet të vetëmenaxhuar dhe një treg të konsiderueshëm të kanabisit.