Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, Policia e Durrësit ndalon një shtetas të dënuar mbi 3 vjet heqje lirie.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin Petrit Cërriku 32 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” më shumë se një herë parashikuar në nenin 324/a/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





