Një makinë ka përplasur një biçikletë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Mërtish-Grabian, Lushnje.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës,
32-vjeçari me inicialet A.P. duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me 50-vjeçarin me inicialet Gj.P. banues në fshatin Këmishtaj, i cili drejtonte biçikletën. Policia informon se i plagosuri ndodhet në Spitalin Lushnje në gjendje të rëndë shëndetësore.
Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i mjetit tip “Volkswagan” dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.





