Teuta largoi gjithë sulmuesit në verë dhe në merkato u bënë disa afrime dhe shpresat ishin të mëdha që goleadori të ishte gjetur. Kjo nuk ka ndodhur, pasi sulmuesit e afruar nuk kanë dhuruar atë rendimet që klubi ka pritur.
Latif Amadu deri diku e ka bërë detyrën e tij, duke shënuar tre gola, ndërsa shënuesi më i mirë në ekip është Anel Dediç me pesë gola të realizuar. Zhgënjimi më i madh është Onieka Osemene, i cili nuk ka shënuar asnjë gol në kampionat në nëntë takime.
Nigeriani pritej të ishte zbulimi i kampionatit, por nuk ka bërë asgjë. Gjithsesi duhet përmendur fakti që edhe dëmtimet e kanë kushtëzuar, pasi ka munguar për disa javë.
E ardhma e tij te Teuta është në dyshim dhe mund të jetë largimi i tretë te durrsakët, pasi më parë ka ikur Albi Dosti dhe Abe Oluasina.





