Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka rënë në Akapulko të Meksikës.
Shërbimi sizmologjik ka raportuar se tërmeti e kishte epiqendrën verilindje të Akapulkos.
Shefi i mbrojtjes civile tha se disa persona në qendrat tregtare u evakuuan, por asnjë dëm nuk ishte raportuar.
Pas lëkundjeve të tërmetit, qytetarët kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë jashtë.
Më herët më 19 shtator të këtij viti, një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën, ku si pasojë vdiqën 369 persona.