Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë zonat Qendrore dhe Jugore ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në Veri dhe zonat Lindore.
Gjatë pasdites vranësirat shtohen në gjithë territorin duke sjellë shira të dobëta në ekstremet Veri- Jug dhe reshje të pakta dëbore në zona të izoluara në Veri- Verilindje, ndërsa pjesa më e madhe e Shqipërisë mbetet e rrezikuar nga reshje të përkohshme shiu.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë orëve të para të ditës, por një rënie të lehtë sjell mesdita në gjithë territorin.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në det dallgëzimi mbetet 1- 2 ballë.





