Një tjetër makinë që rezulton e vjedhur është zbuluar nga policia në portin e Durrësit.
Pas rastit të “Benz”-it të porositur në Itali që rezultoi i vjedhur, i radhës është një “Ford Focus” që i përkiste një gruaje 47-vjeçare nga Kavaja, shtetases me iniciale F.K.
Policia informon se ditën e djeshme në Port në hyrje, iu bllokua mjeti tip “Ford Focus”, pasi rezulton i vjedhur në Itali.
Materialet ndaj 47-vjeçares u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





