Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:50, në aksin rrugor Fier-Seman.

Një mjet tip “Fiat punto” me drejtues shtetasin T.G, 48 vjeç, banues në Ndërmenas, Fier, ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.