Kapet një shijaks në tentativë për të kaluar kufirin nga Durrësi drejt Italisë në mënyrë ilegale.
Policia bën me dije se “Më datë 24.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K., vjeç 45, banues në Shijak, pasi dyshohet se te sheshi i trageteve, u kap në tentativë për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme”.
Pasi u zbulua nga uniformat blu, policia ia kaloi çështjen Prokurorisë, në bazë të nenit 297 të Kodit Penal.





