Një 90-vjeçar ka mbetur i izoluar pasditen e sotme në banesën e tij në qytetin e Elbasanit, pasi flakët kanë përfshirë shtëpinë ku ai jetonte i vetëm.

Sipas informacioneve që ka dhënë policia, mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen “Beqir Dardha”, në katin e dytë të një pallati, në aparatamentin e shtetasit F.Zh.

Si pasojë e zjarrit, 90-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë përdorimi i pajisjeve elektrike.