Në gjendje tejet të rënduar psikologjike, një 25-vjeçar nga qyteti i Kavajës ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar ilaçe.

Pasi ka pirë medikamentet në banesën e tij, shtetasi A.S, vjeç 25, ka shkuar dje në urgjencën e spitalit të Kavajës për të marrë ndihmën e bluzave të bardha.

Policia bën me dije sot se pas ndihmës mjekësore i riu u largua pa probleme për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.