Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëron pezullimin e lejeve shpërblyese për të burgosurit për festat e fundvitit.
Vendimi është firmosur nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko.
Pezullimi është marrë për arsye sigurie, ndërsa vitet e kaluara nuk kanë qenë të pakta rastet kur të burgosurit të cilët dilnin nga qelia me leje shpërblyese për festat e fundvitit, nuk ktheheshin më në burg.
Rasti më i fundit ku një i burgosur me leje u përfshi në një krim, ishte ai i pak ditëve më parë, kur Artan Koçeku gjatë lejes shpërblyese vrau Angjelin Shkambin në Shkodër.





