Dy raste dhune janë regjistruar në Durrës gjatë 24 orëve të fundit, ku viktima janë dy nëna të dhunuara pikërisht nga djemtë e tyre.

Policia ka plotësuar më datë 24.12.2017, kërkesë-paditë përkatëse për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes së menjëhershme për shtetaset F.T, 57 vjeçe dhe V.A., 71 vjeçe.

*Për shtetasen F.T., vjeç 57, banuese në Durrës, dyshohet se djali D.T, vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. 

*Për shtetasen V.A., vjeç 71, banuese në Durrës, pasi dyshohet se djali A.A, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.