Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, e për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur në Durrës të dielën në rrethana ende të paqarta.
Pas një konflikti, policia thotë se shtetasi G.H., vjeç 43, ka goditur me sende të forta shtetasin A.D. vjeç 53, banues të dy në Durrës. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë po punohet për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.





