Një sulm kamikaz pranë zyrave të Agjencisë së Inteligjencës në Kabul, Afganistan ka lënë të pklatën 10 persona të vdekur, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Zyrtarët vendas thonë se një person që po ecte në këmbë hodhi veten në erë. Pas këtij sulmi thuhet se është grupi terrorist i quajtur “Shteti Islamik”.

Sipas mjekëve, numri i viktimave mund të rritet pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Mes viktimave ka edhe gra.

Gjatë muajve të fundit, sulmet kamikaze në Afganistan janë rritur së tepërmi. Grupet xhihadiste janë aktive në Afganistan që prej janarit të vitit 2015.