Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi nën efektin e alkoolit ushtronte dhunë mbi gruan dhe dy fëmijët e tij, 4-vjeç dhe 7-muajsh.
Mediat italiane shkruajnë se bashkëshortja dërgoi në urgjencë fëmijën 7-muajsh ku deklaroi se ishte rrëzuar, por mjekët pas vizitës dhe shenjave në trupin e bebes patën dyshime se nuk bëhej fjalë për një rrëzim.
Ishin mjekët ata të cilët njoftuan policinë dhe pas hetimeve u zbulua e vërteta e dhimshme e familjes shqiptare. 24-vjeçari shqiptar ishte në shumicën e herëve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur ushtronte dhunë mbi gruan, e së fundi edhe mbi dy fëmijët.
Rasti flagrant ishte ai kur nëna sapo u kthye nga puna gjeti fëmijën e vogël mes ulërimash, ndërkohë që babai e kishte rrahur me shpulla dhe i kishte përplasur edhe kokën. Ajo e çoi në urgjencë për ndihmë dhe pas hetimeve, policia arrestoi babain e dhunshëm.





