Ndërron jetë në spital një ditë pas aksidentit, shtetasja Fatbardha Hila, e cila u aksidentua dje teksa ishte në makinë së bashku me bashkëshortit.

Policia dje njoftoi zyrtarisht se shtetasi Kujtim Hila humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas ne Varibop. Për pasojë, gruaja dhe ai vetë mbeten të plagosur.

Sot mësohet se gruaja 65-vjeçare ka humbur jetën, kurse burri 70-vjeçar ndodhet në gjendje kritike, raporton "News 24".

NJOFTIMI I POLICISË

Në datën 24.12.2017, ora 16:40, në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, shtetasi K.H, 70 vjeç, banues ne fshatin Varibop, Fier duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij që ndodhej në mjet shtetesja F.H, 65 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.