Një aksident rrugor ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj nga Durrësi, një djalë e një vajzë, ka ndodhur ditën e djeshme më 23 dhjetor.

Shtetasi A.K, vjeç 21, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është aksidentuar vetë ai si dhe pasagjerja në mjetin e tij, shtetasja G.M., 22 vjeçe, banuese po në Durrës.

Aksidenti u regjistrua në fshatin Pjezë të Shijakut, dhe menjëherë çifti i të rinjve është transportuar në spital për ndihmën e parë.

Burime nga policia informojnë se aktualisht ata ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.