Për të gjithë ata që shpresonin që këtë Krishtlindje ta kalonin nën petkun e dëborës, duket se moti nuk do t’ua ofrojë këtë mundësi. Meteorologët nuk parashikojnë reshje dëbore përgjatë këtyre dy ditëve.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të dielën pasdite dhe të hënën nuk priten reshje.
Sa i përket i temperaturave, të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë 3 °C / 14 °C në bregdet, 1 °C / 14 °C në vendet e ulëta dhe -1 °C / 12 °C, në vendet malore.
Sa i përket erës, ekspertët thonë se ajo do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.





