Të paktën 37 persona dyshohet se mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të një zjarri që përfshiu një qendër tregtare në qytetin jugor të Davao, Filipine.

Prej orësh zjarrfikëset po luftojnë me flakët që nisën në katin e tretë dhe u përhapën në katin e katërt, duke bllokuar brenda punonjësit e call center-it. Nënkryetari i Bashkisë, Paolo Duterte tha se shanset që ata të kenë mbijetuar janë ‘zero’.

Shkaku i zjarrit, që nisi orët e para të së shtunës mbetet i paqartë dhe për këtë autoritetet kanë nisur hetimet. Sipas mediave vendase të cituara nga BBC, zjarri nisi në një dyqan në katin e tretë ku shiteshin objekte shtëpiake e veshje.

Qyteti i Davao ndodhet rreth 800 kilometra në juglindje të kryeqytetit filipinas, Manila.