Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për qytetin e Durrësit, Lefter Koka, përmes një statusi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e të riut Florenc Beqiraj i cili humbi jetën tragjikisht në Francë.
Koka shkruan se ndihet fajtor që nuk mundi të ndihmojë fëmijën e tyre.
STATUSI I PLOTË
Shuhet nje bir nene ne lule te moshes! U prehsh me engjejt Florenc!
Nuk gjej fjale t’ju ngushelloj per birin tuaj Gezim dhe Laureta!
Ndihem ne faj, qe nuk munda t’ju ndihmoj! Ndihem ne faj qe shteti nuk ishte aty per birin tuaj!
Qe shteti shqiptar hesht per fatin e mijerave shqiptareve te dhunuar, humbur e zhdukur rrugeve te Europes.
Humbja e birit tuaj te shtrenjte do te jete nje dhimbje, qe nuk do t’ju sherohet kurre e une jam ndjere thellesisht i prekur per ikjen e tij!
Te qofte dheu i lehte Florenc!





