Në një apartament në lagjen "Skelë" ka patur rrjedhje gazi dhe për pasojë dyshohet të kenë humbur jetën nga asfiksimi një çift të moshuarish, rreth moshës 60 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, çifti i të moshuarve dyshohet të kenë humbur jetën gjatë kohës që kanë qenë në gjumë para dy ditësh dhe vetëm sot janë gjetur nga komshinjtë që më pas kanë njoftuar policinë e Vlorës.
Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që komshinjtë thonë se çifti i të moshuarve kishte dy ditë që nuk dilnin nga shtëpia.





