Një traget me 251 pasagjerë është fundosur në Filipine, rreth 70 km larg brigjeve të Manilës. Deri tani flitet për tetë të vdekur dhe 88 të zhdukur por shifrat janë të pasakta theksojnë autoritetet.
Shkak është bërë moti i keq me shira të rrëmbyeshme që ka krijuar dallgë e stuhi në det, bën të ditur roja bregdetare.
Autoritetet cilësojnë se trageti ishte autorizuar të kryente udhëtimin, por nuk i janë dorëzuar buletinet meteorologjike në respektim të procedurave. Kështu trageti nuk ka qenë i njoftuar për mbërritjen e stuhisë tropikale e cila e fundosi në det të hapur.





