Një i moshuar është dhunuar nga një grabitës që i hyri në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Finiq të Delvinës në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Sipas dëshmisë së 72-vjeçarit Kosta Shapo, një person i maskuar i ka hyrë në shtëpi në 03:00 të mëngjesit.

Shapo jeton vetëm dhe është invalid, me një këmbë. Grabitësi i ka bërë fillimisht presion dhe më pas e ka goditur në fytyrë e stomak. Më pas ka arritur t’i marrë 15 mijë lekë të rinj dhe është larguar.

Në vendngjarje shkoi policia, ndërsa i dhunuari është dërguar në spitalin e Delvinës.