Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë, ku një automjet është futur mes një turme njerëzish, duke lënë të paktën 16 persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Melbourne, ku mes të plagosurve është dhe një fëmijë parashkollor, i cili është dëmtuar në kokë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e krimit, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.
Dëshmitarët nga vendngjarja kanë treguar tmerrin e përjetuar, duke sqaruar se shoferi i ka dhënë gaz makinës dhe ka përplasur njerëzit: “Dëgjohen vetëm ulërima, njerëz në panik që ia mbathin me vrap, të tjerë që fluturonin të sulmuar nga makina”.
Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa nuk dihet ende nëse ngjarja është e qëllimshme dhe ka lidhje me sulm terrorist.