Një grua e moshuar që jetonte vetëm ka humbur tragjikisht jetën në fshatin Bitinckë të Devollit, pasi banesa e saj është përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së kaluar, ku ka mbetur viktimë e moshuara Sh. B., rreth 85 vjeçe.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë. Por si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen shtetasja e mësipërme, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.