Një dyqan celularësh ka rënë pre e vjedhjes gjatë natës së kaluar. Mësohet se pre e vjedhjes ka rënë dyqani me pajisje elektronike në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa autorët kanë marrë të gjithë telefonat celularë në dyqan.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa nuk dihen ende autorët e ngjarjes.