Një autobus që transportonte turistë në Meksikën juglindore është përmbysur duke shkaktuar si pasojë vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve.
Në autobus udhëtonin 31 persona, turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italisë, Suedisë dhe Brazilit, duke iu referuar deklaratës së kompanisë së udhëtimit. Mes 31 personave ishin shoferi dhe udhërrëfyesi, raporton “CNN”.
Të plagosurit janë dërguar në katër spitale për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e autobusit. Policia lokale në Meksikë ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.