Digjet automjeti i një të riu gjatë natës.

Më datë 21.12.2017, rreth orës 01:40, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Partizani”, është djegur pjesërisht një mjet.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme (te goma) mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.F., 24 vjeç.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme, njofton sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.