Kartëmonedhat falso rihidhen në treg përsëri. Rasti më i fundit është denoncuar pranë JOQ.al nga pronari i një marketi në Durrës.
Një person ka shkuar në marketin e tij dhe i ka dhënë në kasë një kartëmonedhë me prerje 100 euro, për ta konvertuar në lek.
Mirëpo, pasi i ka verifikuar rezultoi se kartwmonedha euro ka qenw false.
Pronari i marketit ka dërguar fotot me 100 euroshin e falsifikuar dhe gjithashtu edhe videon e personit që futet në market dhe merr paratë pasi dorëzon kartmonedhën false (shoh videon këtu).
Qytetari që e denoncon këtë rast u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe gjithashtu kërkon ndihmë për identifikimin e personit në fjalë.
Po në Durrës, më datë 14.12.2017, rreth orës 23:00, te karburanti në lagjen nr.13, një person i paidentifikuar, për të furnizuar me karburant mjetin tip “Volkswagen” i ka dhënë personit përgjegjës 100 euro të falsifikuara.
Duket se pikërisht kjo prerje është falsifikuar këto kohë dhe ka nisur tqarkullojë në treg, nisur edhe nga vlera e madhe që ka.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ditët e fundit, në qytete të ndryshme të Shqipërisë janë denoncuar raste kur qytetarët janë mashtruar me kartëmonedha 100 euroshe false.





