Ky që shihni në foto është Ndue Pepaj, pronari i bar “Cavaliero” në zonën e Bajzës, I cili u arrestua bashkë me 10 persona të tjerë nga policia malazeze gjatë operacionit “Trik” ose “Mashtrimi”.
Ndaj Ndue Pepajt, prokuroria e Malit te Zi ka ngritur akuzat për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
27-vjeçari Pepaj akuzohet nga fqinjët si kreu i grupit të strukturuar kriminal që ka trafikuar lëndën narkotike në Mal të Zi nga vendi ynë.
Opiracioni erdhi në kuadër të një hetimi një vjeçar mbi një grup trafikimi të drogës nga Shqipëria në Mal të Zi.
928 kg lëndë narkotike Kanabis Sativa, 1,7 kg heroinë, si dhe 3 kg përzierës të heroinës janë bllokuar gjatë kësaj kohe.
Të arrestuar e tjerë janë Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junçaj, të tre këta shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi. Në Podgoricë janë kryer kontrolle në disa banesa që dyshohet se janë përdorur nga të arrestuarit.





