Meqë çdo gjë rrotullohet rreth imazhit, përherë e më shumë masa kërkon të duket e kuruar dhe e mbajtur mirë. E nëse të tjerët mendojnë se ti vishesh shtrenjtë, pavarsisht sa vërtet ke shpenzuar, aq më mirë akoma.
Mjafton t’i shtoni garderobës disa veshje dhe iluzionin se ju hidhni kushedi sa lekë në veshje do ta shihni të gjallë para syve tuaj.

Niseni me çantën. Çanten e madhe, që ju vdisni ta mbani çdo ditë sepse e mbushni me çfarë t’ju dalë para zëvendësojeni me një të vogël, mundësisht lëkurë. Do dukeni klas.

Nëse nuk keni ende një këmishë të bardhë klasike blijeni tani. Mund ta kombinoni me gjithçka, mund të vishni në cilëndo stinë ndërkohë që dukeni kaq të pastra dhe të rregullta.

Pulovër njëngjyrëshe. Mundohuni të qëndroni te ngjyrat e hapura dhe evidentoni rombet, kutitë apo gjithçka tjetër.

PALLTO! Thjesht nuk keni ku shkoni pa një të tillë. Edhe në rast s’e nuk keni patur kohë ndaj s’keni realizuar kombinimin e jetës hidhni pallton sipër dhe do t’ju mbulojë.

Këpucët dhe çanta janë ato që ndajnë sharpin nga sheqeri. E thënë shkurt, çizmet lëkurë do t’ju nderojnë.

Fustan mëndafshi dhe ja ku morët pamjen e një femre të mbajtur, 24- karatëshe.
Burimi: What We Wear, "Anabel"





