Një grua 29-vjeçare është futur në telashe pasi u kap në shtrat me një 15-vjeçar në shtëpinë e saj në Cottage Grove, Oregon.
Aktin e zbuloi pikërisht bashkëshorti i saj dhe më pas ajo u arrestua.
Pak kohë pasi ishin kapur ‘mat’, babai i adoleshentit kishte marrë një e-mail anonim që e pyeste nëse ishte në dijeni që djali i tij dhe mësuesja e Akademisë Kristiane Logan ishin në një marrëdhënie. Në mesazhin që i ishte dërguar më 12 dhjetor, ai kishte marrë edhe një fotografi të çiftit në shtrat.
Më pas e-mail-i iu raportua autoriteteve, që përcaktuan se Barber kishte kryer marrëdhënie seksuale me studentin e mitur rregullisht. Oficerët e policisë thanë se gruaja e kishte nisur lidhjen me adoleshentin në 2016-n.





