Policia italiane ka shkatërruar bandës e trafikut të drogës mes Shqipërisë, Puglias e Messinës.
Në sajë të një aksioni të Guardia di Finanzas janë arrestuar 9 persona, 8 italianë dhe një shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se u sekuestrua 5 kg hashash dhe rreth 50 gramë kokainë, të gjetura në bagazhet e nje shoqerie private.
Sipas hetimeve, banda drejtohej nga një grua dhe dy vëllezërit e saj. Ata shfrytëzonin korrierët besnikë, që përdorinin linjat e autobusëve Puglia në Messina, duke kaluar ngushticën me anije.
Pasi arrintë në destinacion, droga u dorëzohej trafikantëve të tjerë vendas. Llogaritet se trafiku i drogës kapte vlerën 500 mijë euro.





