Peshk, peshk dhe sërish peshk. Micah Gabriel Masson Lopez është një fëmijë 2 vjeçar që banon me familjen e tij në Montreal, Canada.

Ai vuan nga një formë e rëndë alergjie ushqimore, e cila i shkakton të vjella dhe diarre dhe kështu Micah është i detyruar të hajë vetëm peshk.

Por jo vetëm kaq. Çdo muaj prindërit e tij duhet ta dërgojnë tek 9 mjekë të ndryshëm për ta kuruar nga të tjera patologji prej të cilave vogëlushi vuan, një defiçencë imuniteti e rëndë, e quajtur sindroma Didi George, përveç sëmundjes së rrallë gjenetike të quajtur micro-duplicazione 15Q13.3, që ai ka.

Familja ndër të tjera, për të ndihmuar djalin që vuan vazhdimisht, ka vendosur të mbledhë fonde online, për ti bërë ballë shpenzimeve mjekësore: ’Kur nuk e dinin patologjinë e tij- ka treguar nëna Caroline Masson për Global News- kishim provuar ti jepnim një banane.

Pas katër orësh Micah filloi të villte për më shumë se gjashte herë. Në fund i ranë të fikët dhe u bë i bardhë.

"Për momentin nuk ekziston ndonjë kurë për sëmundjen e Micah, por pavarësisht vështirësive, vazhdon Caroline- ai është një fëmijë i jashtëzakonshëm, me një personalitet të admirueshëm. Shumë nga intolerancat ushqimore tek fëmijët kalohet mbas 3 apo 4 vjetësh."

Një ‘mision’ i vështirë duhet thënë për rastin e djalit kanadez, i cili është alergjik nga 27 ushqime, që i shkaktojnë të vjella dhe dhimbje në bark, por prindërit nuk e kanë humbur shpresën: ’Nuk ka pasur një fillim jete të lehtë, por shpresojmë që të pushojë së vuajturi një ditë’.