Të paktën dy autorë sulmesh vetëvrasëse të armatosur rëndë sulmuan të dielën një kishë plot me besimtarë në Quetta në jugperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën nëntë prej anëtarëve të komunitetit pakicë të krishterë, raporton "BBC".
Sipas autoriteteve vendase, mes viktimave të sulmit në Kishën Metodiste Bethel ishin gra dhe fëmijë. Dëshmitarët thanë se dy nga sulmuesit donin të hynin në hollin kryesor ku rreth 400 besimtarë po merrnin pjesë në shërbesën e së dielës, por rojet e policisë në hyrjen kryesore u bënë qëndresë, duke vrarë një prej tyre dhe duke detyruar të dytin të hidhte veten në erë jashtë sallës. Shpërthimi plagosi për vdekje një roje sigurie, tha policia.
Dëshmitarët thonë se në fillim dëgjuan të shtëna me armë zjarri që u pasuan me një shpërthim. Shteti islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Në Pakistan kishat konsiderohen si objektiva me rrezikshmëri të lartë dhe për këtë arsye aty ndodheshin shumë forca të policisë në momentin e sulmit.