Një aksident rrugor ku janë lënduar tre persona ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se :

Pranë një karburanti është përplasur automjeti tip "Benz", me targa AA 257 SS, me drejtues shtetasin A.B, banues në Fushë-Bulqizë, me automjetin tip "Ford", me targa AA 461 RK, me drejtues shtetasin A.L, banues në Tiranë.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasja L.L. që udhëtonte me shtetasin A.L. të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë një manovrim i gabuar nga drejtuesi i automjetit tip "Benz", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.