Kukësi ia ka dalë të marrë tri pikë ndaj Teutës, në një ndeshje mjaft të fortë.

"Djemtë e detit" arritën të kalonin të parët në avantazh, teksa Latif në minutën e 31-të arriti të zhbllokojë rezultatin dhe avantazhi zgjati deri në minutën e 43-të, pasi në këtë minutë miqtë fitojnë një 11 metërsh, pas prekjes së topit me dorë nga Hakajt.

Ekzekuton Bakaj dhe nuk gabon. 1-1 mbyllet pjesa e parë, ndërsa sapo nis e dyta, miqtë gjejnë golin e avantazhit. Et’hemi në hyrje të zonës gjuan në drejtim të portës, topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë. 1-2.E gjithë pjesa e dytë u shoqërua me raste nga të dy skuadrat.

Ndërsa miqtë që nga minuta e 71-të luajtën me 10 lojtarë, pasi Shameti mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Megjithatë, pavarësisht disavantazhit numerik, Kukësi mori tri pikë të arta dhe tashmë ngjitet sërish në vendin e dytë, me 9 pikë më pak se Skënderbeu kryesues.