Skafi i ngarkuar me drogë i shpeton policisë së Durrësit në hidrovoret e Porto Romanos, 7 km larg nga drejtoria e policisë, për të arritur në destinacionin përfundimtar Malin e Zi.
Mbrëmë rreth orës 22:00 të natës, dy persona të arrestuar në flagancë Oriold Broka nga Vlora dhe Albert Dedej nga Lushnja, kanë transportuar me një mjet tip furgon, sasinë e drogës drejt Porto Romanos.
Pasi droga është ngarkuar në skaf, fouristrada e shtetasit Oriold Broka, është zhytur në det. Policia ka sekuestruar edhe mjetin tip furgon të Albert Dedejt me të cilin është transportuar droga drejt zonës veriore të qytetit të Durrësit.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar edhe mjeti karel me të cilin është bërë transportimi i skafit nga toka në det. Policia nuk jep të tjera detaje.





