Sërish polemika në Shtetet e Bashkuara, nga vendimet e presidentit Trump. Sipas mediave amerikane, Shtëpia e Bardhë u ka dërguar disa agjencive federale, lista me fjalët që u ndalohen të përdorin në dokumentet e lidhura me buxhetin.

Washington Post citon zyrtarët e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, të cilët thonë se kanë marrë një listë me 7 fjalë, që u ndalohet të përdorin në dokumentet që duhet t’i dorëzojnë administratës Trump për hartimin e buxhetit për vitin 2019.

Të ndaluara janë fjalët “transgjinorë, fetus, diversifikim, bazuar në shkencë e fakte, etj”. Për këtë urdhër nuk është dhënë asnjë justifikim. Direktiva për fjalë të ndaluara kanë marrë edhe departamente të tjera.

Disa analistë thonë se administrata përpiqet të ngushtojë dhe të përcaktojë qartë gamën e shpenzimeve, që do t’i kërkohen nga agjencitë federale për vitin 2019. Ndërsa kritikët thonë se këto fjalë janë vazhdim i politikave diskriminuese të administratës Trump ndaj komunitetit LGBT.

I tillë ishte vendimi i menjëhershëm i Trump-it që ndaloi pjesëmarrjen në ushtri të pjesëtarëve të këtij komuniteti, por që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.