Dy gra kanë humbur jetën dhe 17 janë plagosur pasi ballkoni i një shtëpië u shemb gjatë një feste të Krishtlindjeve në Melburn, Australi. Incidenti tragjik ndodhi gjatë kohës kur njerëzit ishin mbledhur në ballkon për të bërë një fotografi të përbashkët.

Besohet se në ballkon ishin më shumë se 30 persona. Kur ballkoni u rrëzua ata mbetën poshtë rrënojave. Festa e Krishtlindjeve ishte organizuar për konsulentët e shitjeve të Tupperëare.

Një grua 59-vjeçare vdiq në vendngjarje mbrëmjen e së shtunës ndërsa një 35-vjeçare vdiq në spital në orët e para të mëngjesit të së dielës. Dhjetë gra dhe shtatë burra, të moshës midis 20 dhe 69 vjeç, u dërguan në spitale me lëndime.

Policia po heton shkaqet e ngjarjes.