Një shofer është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia rrugore në afërsi të Saukut, pasi ka rezultuar me të paktën dy shkelje të Kodit Rrugor.
Drejtuesi i mjetit ishte duke qarkulluar në sens të kundërt të lëvizjes gjatë kohës kur u ndalua nga uniformat blu dhe rezultoi me normë të lartë të alkolit.
Policia e Shtetit ka publikuar videon ku shihet qartë se drejtuesi qarkullon në kundërshtim të plotë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar kështu jetë njerëzish.
“1.14 mg/l. E pa pranueshme.
Drejton mjetin ne gjendje tejet te dehur, qarkullon ne sensin e kundert te levizjes duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rrugës”, shkruhet në shkrimin që shoqëron videon e publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook.





