Vajza e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe, Lindsay Hoyle është gjetur e pajetë në rrethana misterioze në shtëpinë e tyre.
28-vjeçarja, Natalie Lewis-Hoyle u gjet pa shenja jete në dhomën e saj. Një zëdhënës i policisë tha se pritet kryerja e autopsisë që do të nxjerrë shkaqet e vdekjes.
Gjithsesi, ende policia nuk e konsideron një vdekje të dyshimtë. Prindërit e saj janë të dërrmuar nga vdekja e vajzës së tyre në një moshë kaq të re, raportojnë mediet britanike.
Ata kanë falenderuar të gjithë personat që u janë gjendur pranë në këto momente kaq të vështira për ta.