Të tjera detaje janë zbuluar për kapjen e kamionit me drogë që u ndalua mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.
Shoferi e kishte vendosur lëndën narkotike poshtë dyshekut të tij. I arrestuari është një 40 vjeçar i identifikuar si Drilon Istrefi.
Droga, e cila ka një peshë rreth 2 kg, ishte e ndarë në 4 pako me qese të zezë.
Njoftimi i policisë:
Ne mjetin tip skania te ngarkuar me pelet, drejtuar nga shoferi D.I., gjate kontrollit ne vijen e dyte u konstatuan 4 pako te dyshuara me lende narkotike te llojit heroine.
Keto pako u gjenden te fshehura ne kabine.
Nga nje analize risku e kryer nga punonjesit e Policise Kufitare dhe Dogana, ne vijen e dyte te kontrollit te mjetit, rezultoi se duhej kontrolluar ne detaje.
Hetimet po vijojne dhe per kete shkak nuk mund te jepen me shume detaje.





