Policia italiane në Peruxha ka arrestuar dy shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje droge. Në shtëpinë e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 38 gramë kokainë, të ndarë në doza, një peshore dhe rreth 900 euro.
Dy shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u janë sekuestruar edhe 3 telefonë celularë.
Ndërkohë, në automjetin e tyre janë gjetur 3 gramë kokainë në brendësi të levës së marshit, raporton Ansa.
Dy shqiptarët janë dënuar me 2 vite burg.





