Plagosje me armë të ftohtë, shpallet në kërkim autori, shtetasi R. T., 19 vjeç, banues në Durrës.
I riu nga Durrësi ka qenë ditën e djeshme në Tiranë ku ka kryer edhe një plagosje, ngjarje kjo e shënuar në bulevardin “Gjergj Fishta”, në rrugën mes dy universiteteve private.
Ishte ora rreth 14:30, kur 19-vjeçari ka plagosur me thikë shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia, mësohet se i plagosuri është transportuar në spital ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa autori ia ka mbathur menjëherë pas krimit, por është arritur të identifikohet edhe në sajë të pamjeve të kamerave të sigurisë.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve pranë vendit të ngjarjes dhe ndërkohë është vënë në ndjekje të tij.





