Policia ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim për "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Dhunë në familje".

Bëhet fjalë për këta persona: 30-vjeçarin Ledion (Koka) Selimi banues në Memaliaj, 22-vjeçarin Edison Miçi banues në fshatin Kodër, Tepelenë dhe 42-vjeçarin Agim Saliaj banues në Cakran të Fierit.

Për Ledion (Koka) Selimin ishte dhënë dënimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me 8 vite burg për "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Për 22-vjeçarin Edison Miçi kishte marrë masën e sigurisë "Arrest në burg", për "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

42-vjeçari Agim Saliaj është kapur në tentativë të kalimit kufirit në Kakavijë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier e kishte dënuar me 1 (një) vit burg për veprën penale "Dhunë në familje".