Pranë një automjeti tip Benz në qytetin e Vlorës dyshohet se është vendosur eksploziv. Ka qenë vetë pronari i mjetit, një 30 vjeçar nga Vlora që ka njoftuar policinë.

“Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth. Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ''Benz'', në lagjen ''Uji i Ftohtë'', dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ''Benz'' gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë.

Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.