Një video e rëndë është publikuar pas një incidenti fatal në Bukuresht të Rumanisë.

Një vajzë 25-vjeçare është shtyrë në shinat e trenit dhe ka gjetur vdekjen, pasi është shtypur nga treni.

Ajo është përpjekur të ngjitet, por nuk ia ka dalë dot, dhe ka gjetur vdekjen.

Policia rumune ka arrestuar gruan që e ka shtyrë atë, një 36-vjeçare, e cila raportohet se është person me probleme mendore.